104 vjet nga rënia e heroit, Isa Boletini

Sot, 23 janar 2020, janë mbushur 104 nga rënia e Isa Boletinit, heroit dhe figurës emblematike të shqiptarëve.  Përmasat e vërteta të këtij kolosi, jo që veniten, por shpërfaqen edhe më të mëdha me kalimin e kohës.  Me veprën e tij, ai i ka bërë vetit vend në të gjitha kohërat.  Nderimi për veprën e tij është i përjetshëm. Emri i tij është nder për shqiptarët kudo që janë, për Mitrovicën dhe për Universitetin tonë që mban emrin e tij.

Mitrovicë  23 janar 2020

Rektori   Prof. dr. Alush Musaj