Rektori Musaj Në Kuadër Të Projektit HERAS

Rektori Musaj, po merr pjesë në punëtorinë në kuadër të projektit “HERAS”

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, është duke marrë pjesë në një punëtori që po mbahet në Vjenë në kuadër të projektit “HERAS”. Në këtë punëtori që është organizuar në përfundim të këtij projekti, po marrin pjesë edhe rektorët e universiteteve tjera publike në Kosovë si dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Agjencisë për Kosovës për Akreditim.

Në këtë punëtori do të prezantohen dhe diskutohen rezultatet e projektit “HERAS” dhe gjithashtu edhe përvojat që janë
fituar në lidhje me planifikimin, zbatimin dhe qëndrueshmërinë e projektit. Ndryshe projekti “HERAS”, ka pasur për synim aplikimin e qasjes për  planifikim të arsimit të lartë të bazuar në profilizimin regjional të institucioneve publike
të arsimit të lartë në linjë me Ligjin e ri të arsimit të lartë.

Poashtu projekti ka pasur për qëllim të ndihmojë në ngritjen e cilësisë në universitetet publike, të stimuloj punën kërkimore- shkencore brenda universiteteve dhe orientimit të të rinjve në fushën e shkencave aplikative, për të ndihmuar zhvillimin socio-ekonomik të vendit. Projekti është realizuar në bashkëpunim në mes Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA – Austrian Development Agency) dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë.

 

Please follow and like us:
error
error

Follow us :)