Quadic

4 hapa drejt një strategjie të marrëdhënieve ndërkombëtare – projekti QUADIC

Stafi i UIBM mori pjesë në seminarin 2 ditor të zhvilluar në Perugia të Italisë, me projektin QUADIC. Ata, së bashku me partnerët e tjerë të QUADIC kanë diskutuar mbi Ndërkombëtarizimin e Universiteteve dhe kornizën e bazuar në kulturën akademike. Gjithashtu në kuadër të seminarit janë ndarë idetë rreth praktikave më të mira të ndërkombëtarizimit. Një tjetër temë diskutimi ishte integrimi i studentëve në mobilitete dhe shkëmbimi i njohurive dhe përvojave të reja. Seminari është mbajtur në datat 8 dhe 9 dhjetor 2021.