
51 studentë të UIBM përfitojnë bursën elitare dhe 2 bursën STEM nga MASHTI
Studentët e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, falë rezultateve të arritura në procesin mësimor janë duke arritur të përfitojnë bursa edhe nga institucionet tjera, sikur Komuna e Mitrovicës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI). Për vitin akademik 2022/23 janë 51 studentë të UIBM që kanë përfituar bursën elitare në vlerë prej 700 eurosh nga MASHTI si dhe 2 të tjerë kanë përfitues bursën STEM.
Rektori i UIBM, prof.dr. Alush Musaj, ka përgëzuar përfituesit dhe ju ka uruar sukses atyre në rrugën e dijes. “Sukseset dhe rezultatet tuaja janë dëshmi e punës së mirë që bëhet në UIBM”, tha ai.