20220415 111618

Akademik Ilirjan Malollari mbajti ligjëratë për stafin dhe studentët e FTU-së

Në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore, për studentë dhe stafin akademik mbajti ligjëratë tematike Akademik Ilirjan Malollari nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, me titull: “Tendenca te reja në zhvillimin e shkencave të Inxhinierisë Kimike në shekullin XXI”.

Vlen të theksohet se pjesëmarrës në ligjëratë përveç menaxhmentit të FTU-së, ishte edhe Rektori i Universitetit të Gjirokastrës, “Eqrem Çabej”, Prof. Dr. Bektash Mema, Rektori i UIBM, Prof. Dr. Alush Musaj, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Kërkime Shkencore, Prof. Dr. Behxhet Shala dhe MSc. Jonilda Llupa, PhD kandidate nga Universiteti i Gjirokastrës.

Në kuadër të kësaj ligjërate Akademik Malollari foli për rëndësinë dhe rolin e inxhinierisë kimike në zhvillimin e industrisë duke filluar nga ajo inorganike, farmaceutike si edhe aspekti inxhinierik i zhvillimit të industrisë ushqimore. Në ligjëratratën e tij Akademik Malollari ngriti edhe shqetësimet për ndotjet mjedisore që shkakton industria procesore, por me një optimizëm që krahas avansimit të inxhinierisë kimike do të rritet edhe shkalla e shfrytëzimit dhe zvogëlimi i ndotjeve mjedisore.

Në fund të ligjëratës, të pranishmit patën mundësinë të parashtrojnë pyetje rreth ligjëratës së trajtuar.