Aksion për pastrimin e kampusit universitar

Studentë dhe mësimdhënës së bashku me rektorin e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr.Alush Musaj,  kanë marrë pjesë të martën në një aksion të organizuar nga Parlamenti Studentor për pastrimin e kampusit universitar. Aksioni është organizuar në kuadër të aktiviteteve për shënimin  e 6-vjetorit të themelimit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Rektori Musaj, ka falënderuar studentët dhe mësimdhënësit për angazhimin e tyre në këtë aksion, duke e shndërruar kampusin universitar në një hapësirë të pastër. Ai ka uruar studentët dhe mësimdhënësit për 6-vjetorin e themelimit të Universitetit “Isa Boletini”.

Ai theksoi se brenda këtyre 6 viteve Universiteti “Isa Boletini” ka shënuar progres të jashtëzakonshëm. “Kemi nisur në objekte të improvizuara, me 800 studentë, ndërsa tani jemi në kampusin më modern në vend dhe me mbi 4 mijë studentë. Na mbetet që të punojmë fortë për ta bërë universitetin tonë model”.

1