Screenshot 20220515 150516 Docs

Arrihet marrëveshje e bashkëpunimit mes Fakultetit Juridik UIBM dhe “Halimi Foundation Institute”

Është lidhur Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Fakultetit Juridik të UIBM-ës përfaqësuar nga Dekani Prof.Asoc.Dr.Agron Beka dhe “Halimi Foundation Institute” nga Tirana përfaqësuar nga drejtori ekzekutiv Arben Brace.
Objekti i Marrëveshjes është:
Bashkëpunimi në realizimin e projektit “University Law Competition”, i cili do të ketë në fokus organizimin e një gjyqi simulues, ku studentë, përfaqësues të universiteteve shqiptare dhe jo vetëm, do të kenë mundësinë e zbatimit të njohurive teorike të grumbulluara gjatë viteve të studimit që do të organizohet me shpenzime të plotë nga Instituti dhe do të transmetohet në masmediat shqiptare.