Xhemajl

Ass. Xhemajl Veliqi është zgjedhur Ombudsman i UIBM

Senati i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), në mbledhjen e mbajtur më 17 janar 2023, ka zgjedhur Ass. Xhemajl Veliqin për Ombudsman të këtij institucioni të lartë akademik në vend. Ombudsmani i UIBM është kompetent për mbrojtjen, mbikëqyrjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të stafit akademik, administrativ dhe studentëve nga veprimet apo mosveprimet e organeve të Universitetit.