Collaboration With Debate Center To Develop Critical Thinking Within The University

Bashkëpunim me “Debate Center” për të zhvilluar mendimin kritik brenda universitetit

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), do të bashkëpunoj me organizatën “Debate Center”, me qëllim të organizimit të punëtorive dhe debateve që kanë të bëjnë me zhvillimin e mendimit kritik të studentëve.  Për realizimin e këtyre aktiviteteve, rektori i UMIB-it, prof.dr.Alush Musaj dhe Erblin Hoxha nga “Debate Center” nënshkruan
edhe një Memorandum Bashkëpunimi. 

Në kuadër të këtij Memorandumi parashihet që të realizohen aktivitete si  punëtori profesionale për trajnimin e studentëve dhe stafit mbi argumentim,  të menduarit kritik, aftësinë e të folurit në publik dhe aftësia e të dëgjuarit. Poashtu parashihet që UMIB të mbështes krijimin e klubeve të qëndrueshme të debatit brenda universitetit.

Rektori Musaj, i ka falënderuar drejtuesit e “Debate Center” për mundësinë e realizimit të përbashkët të aktiviteteve të tilla në të mirë të studentëve dhe të stafit tjetër brenda universitetit. “Është një mundësi e mirë që ofrohet për studentët tanë, prandaj ne shprehim zotimin tonë për të mbështetur aktivitetet që do të realizohen në kuadër të këtij bashkëpunimi”, tha ai.

Ndërsa, Erblin Hoxha nga “Debate Center”, e ka falënderuar rektorin Musaj për mbështetje. “Jemi të inkurajuar me mbështetjen tuaj, prandaj jemi të bindur në suksesin e bashkëpunimit tonë”.