Librat

Biblioteka “Latif Berisha” ndihmon me libra Bibliotekën Universitare

Biblioteka Ndërkomunale “Latif Berisha” në Mitrovicë ka dhuruar një fond librash për Bibliotekën e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Me këtë rast rektori, prof.dr.Alush Musaj dhe zv.drejtoresha e Bibliotekës “Latif Berisha”, Mejreme Xhemajli, kanë vizituar Bibliotekën Universitare për të parë kushtet e punës dhe fondin librar.

Rektori Musaj e ka falënderuar drejtoreshën për mbështetjen me libra dhe ka shprehur interesim për rritjen  e bashkëpunimit me Bibliotekën “Latif Berisha”. “Librat që keni dhuruar për Bibliotekën Universitare, do të pasurojë fondin librar, të cilat do të jenë në dispozicion të studentëve, stafit akademik dhe gjithë qytetarëve që duan t’i shfrytëzojnë ato”.

Ndërsa, zv.drejtoresha, u shpreh e mahnitur me kampusin e ri universitar dhe kushtet e Bibliotekës Universitare. “Ajo që pashë këtu është e jashtëzakonshme sa i përket kushteve dhe mundësive që ofroni për studentët dhe të gjithë ata që duan të shfrytëzojnë mundësitë që ofrohen”.

Të dy palët u dakorduan që të thellojnë bashkëpunimin sa i përket ruajtjes, sistemimit dhe regjistrave të librave sipas praktikave të fundit.