Biblioteka Me Qasje Të Hapur

Biblioteka Universitare e hapur për të gjithë

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 8-vjetorit të themelimit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), të enjten është promovuar Biblioteka Universitare me qasje të hapur për të gjithë komunitetin dhe jo vetëm për studentët.  Rektori i UIBM-së, prof.dr. Alush Musaj, tha se tash e tutje Bibliotekën universitare do të mund ta shfrytëzojnë të gjithë qytetarët pa përjashtim.

Sipas tij, qëllimi është që Universiteti të ofrohet me komunitetin në përgjithësi. “Përveç studentëve, ne mirëpresim edhe nxënësit  e shkollave të mesme dhe të gjithë ata që kanë interes për literaturën që ofrohet në Bibliotekën universitare”, tha ai.

Në ndërkohë, ka filluar edhe aksioni për dhurimin e librave për këtë bibliotekë. Fillimisht përveç rektorit, libra kanë dhuruar edhe dekanët e njësive akademike në UIBM. Aksioni për dhurimin e librave do të jetë i hapur në vazhdimësi.

Ndryshe, Biblioteka është pasuruar vazhdimisht me literaturë të nevojshme për programet e UIBM-së, por edhe me fonde të tjera që mund të jenë atraktive dhe të nevojshme për studentët dhe studiuesit.

Dhurimi I Librave