University's Library

Biblioteka Universitare ofron mundësi të mëdha për studentë

Me realizimin e disa projekteve të ndryshme për pajisjen e Bibliotekës Universitare në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), janë krijuar kushte shumë të mira për studentë. Përveç fondit librar, tashmë studentët kanë në dispozicion edhe 30 kompjuterë me qasje në internet, të cilët janë vendosur në një pjesë të bibliotekës.

Gjithashtu së fundi është mundësuar edhe wirelesi për shfrytëzuesit e bibliotekës. Ndërsa një marrëveshje bashkëpunimi me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës pritet të krijoj mundësi për studentët që të qasen në linqe të shumta me interes për ta.

Ndryshe, Biblioteka Universitare në UMIB ka gjithsej 800 metra katrorë dhe ka vend për 150 studentë. Pritet që në të ardhmen  të realizohen edhe projekte të tjera, që do ta kompletojnë këtë hapësirë tepër të rëndësishme për studentë.

University Library