FTU

Dekani i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë në UP vizitoi FTU-në

Dekani i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë në Universitetin e Prishtinës, Bedri Dragusha, ka vizituar Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ku është njoftuar me të arriturat dhe kushtet e krijuara në këtë institucion akademik. Ai është takuar me dekanin e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore (FTU), Milaim Sadiku, ku është biseduar për ecurinë e projekteve në kuadër të Erasmus+ dhe projektit DualAFS, ku janë të përfshira këto dy fakultete.

Në takim kanë qenë të pranishëm edhe rektori i UIBM, Alush Musaj, kryesuesi i Këshillit Drejtues, Ali Topalli dhe anëtarë të tjerë të stafit akademik, të cilët e kanë vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet njësive akademike nga dy universitetet. U potencua mundësia e shfrytëzimit të kapaciteteve të njërit apo tjetrit fakultet për hulumtime shkencore dhe punë praktike.

Dekani i FBV i shoqëruar nga stafi i UIBM ka vizituar hapësirat e FTU-së, si kabinetet, laboratorët etj, të cilat kanë krijuar kushte jashtëzakonisht të mira për studentë dhe mësimdhënës.

Multidisciplinary International Conference on Geosciences- "GEOSCIENCES AND SUSTAINABLE DEVELOPMENT"
13-14 October 2022, Mitrovicë, Kosova

X