Dekan Fgjj

Dekani i Fakultetit të Gjeoshkencave mbajti fjalën përshëndetëse në aktivitetin mbi ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Ballkanin Jugperëndimor

Dekani i Fakultetit të Gjeoshkencave, Festim Kutllovci, pati kënaqësinë dhe nderin të mbajë fjalën përshëndetëse në aktivitetin e organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe institucionet e arsimit të lartë. Aktiviteti trajtoi një temë me rëndësi të veçantë: “Vlerësimi dhe Menaxhimi i Rreziqeve ndaj Trashëgimisë Kulturore në Ballkanin Jugperëndimor”, duke reflektuar mbi kauzën e përbashkët dhe jetike të ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Në kuadër të këtij forumi të rëndësishëm, Dekani Festim Kutllovci, së bashku me përfaqësuesin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, z. Ramiz Krasniqi, prezantuan një punim shkencor me titullin: “Evidentimi dhe Rëndësia e Gjeomonumenteve dhe Hidromonumenteve në Komunën e Drenasit për Zhvillimin Turistik dhe Ekonomik Lokal”. Ky punim nënvizon potencialin që gjeomonumentet dhe hidromonumentet kanë për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe ekonomisë lokale, duke ofruar një perspektivë të re mbi menaxhimin e burimeve natyrore dhe kulturore në këtë rajon.

Ky aktivitet është dëshmi e rëndësisë së bashkëpunimit mes institucioneve shkencore dhe akademike për adresimin e sfidave të përbashkëta që lidhen me ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike. Përmes shkencës dhe arsimit, këto vlera të rëndësishme jo vetëm që mbrohen, por edhe trashëgohen me sukses brezave të ardhshëm.

Fakulteti i Gjeoshkencave mbetet i përkushtuar ndaj zhvillimit të kërkimeve dhe projekteve që kontribuojnë në ruajtjen e trashëgimisë dhe në avancimin e njohurive për brezat e ardhshëm

Dekan Fgjj