Dekani Sadiku Priti Në Takim Ekspertët Holandez Të Angazhuar Në Projektin “Eco Dary”

Dekani Sadiku priti në takim ekspertët holandez të angazhuar në projektin “Eco Dary”

Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, prof. asoc. dr. Milaim Sadiku, priti në takim pune ekspertët holandez të cilët udhëheqin projektin “Eco Dary”. I pranishëm ishte edhe pronari i qumështores, “Bylmeti” dhe koordinatori i projektit.

Në takim u diskutua për punën e deritanishme në realizimin e projektit dhe për punët që duhet të kryhen deri në fund të projektit. Ishte konstatim i përbashkët se deri më tani çdo gjë ka rrjedh sipas planit të paraparë. Më pas mysafirët nga Holanda vizituan laboratorët e FTU-së.