Digitalization Of UMIB

Digjitalizohet kampusi universitar

Në hapësirat e fakulteteve të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), ka nisur vendosja e monitorëve, ku do të ofrohen njoftime të ndryshme me rëndësi për studentë dhe mësimdhënës. Sipas projektit, planifikohet që të monitorë të tillë të vendosen në të gjitha katet e objektit, ku janë të vendosura fakultetet.

Rektori i UMIB-it, Alush Musaj, tha se ky projekt do të lehtësoj qasjen e studentëve dhe stafit akademik në informata dhe njoftime të ndryshme që kanë të bëjnë me procesin mësimor, por edhe me aktivitete të tjera. “Ky projekt po realizohet në kuadër të digjitalizimit të kampusit universitar, duke krijuar mundësi sa më të mira për të gjithë”.

Në kontekst, të lehtësimit të qasjes së studentëve dhe të tjerëve në informata dhe dokumente të nevojshme që kanë të bëjnë me jetën akademike në UMIB, janë përgatitur dhe shtypur edhe broshura dhe fletëpalosje të ndryshme. Gjithashtu në hapësirat e fakulteteve janë vendosur edhe tabela për njoftime, ndërsa planifikohet që të vendosen edhe tavolina, të cilat do të furnizohen me materiale të ndryshme promovuese.