Sindromi

Diskutohet për fushat e bashkëpunimit me shoqatën “Down Syndrome Kosova”

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) do të bashkëpunoj me shoqatën “Down Syndrome Kosova” (DSK), duke pasur parasysh interesin e studentëve dhe anëtarëve të shoqatës DSK. Për këtë u bisedua të hënën në një takim të përbashkët ndërmjet rektorit, prof.dr. Alush Musaj dhe sekretarit të përgjithshëm, Xhelal Smakiqi me menaxheren e qendrës DSK, Zana Bashota Broja dhe përgjegjësen e Punëtorisë së Arsimit Profesional, Edita Bilalli.

Në këtë kuadër të bashkëpunimit u potencua organizimi i orëve praktike të studentëve të Edukimit në DSK si dhe mbajtjes së orëve të veçanta të anëtarëve të DSK-së në hapësirat e kampusit universitar. Kjo u vlerësua si një mundësi e mirë për të dy palët, për çka u zotuan të bëjnë përpjekjet e nevojshme.

Rektori Musaj, tha se kampusi universitar, duke përfshirë të gjitha objektet i plotëson kushtet e qasjes për personat me aftësi të kufizuara. “Duke pasur parasysh kushtet që kemi si dhe studentët e Edukimit, jemi të bindur se bashkëpunimi do të jetë i frytshëm për të dy palët”, tha ai.

Në anën tjetër, drejtueset e DSK-së, u falënderuan rektorin për mbështetjen dhe u shprehën të mahnitura me kushtet që ofrohen në UIBM për studentët në përgjithësi si dhe për personat me aftësi të kufizuara në veçanti.

Multidisciplinary International Conference on Geosciences- "GEOSCIENCES AND SUSTAINABLE DEVELOPMENT"
13-14 October 2022, Mitrovicë, Kosova

X