Dita informuese e programit Erasmus+

Zyra Erasmus+ në Kosovë ju fton të merrni pjesë në Ditën Informuese të programit Erasmus+ për Institucionet e Arsimit të Lartë, e cila do të mbahet më 28 Tetor 2019, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” Amfiteatri i madh, Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00 për Stafin Akademik/IAL-të, si dhe nga ora 14:00 sesioni për studentët. 

Në këtë ditë informuese, Zyra Erasmus+ në Kosovë në bashkëpunim me zyrën e BE-së në Kosovë dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, do të prezantojnë thirrjen e re për aplikime në kuadër të programit Erasmus+.

Erasmus+ është program arsimor i Bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës dhe të një bote në ndryshim të vazhdueshëm.

Pjesëmarrja në këto programe do të hapë mundësi të reja për Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë.

Për më shumë informata bashkëlidhur gjeni draft agjendën. 

Agjenda