Bujar Bilalli – studimet  e nivelit bachelor i përfundoi me sukses në Universitetin e Mitrovicës, Fakulteti i Gjeoshkencave përkatësisht në drejtimin; Vendburimet e mineraleve të dobishme.

Gjatë studimeve tregoi aftësi të shkëlqyera dhe përkushtim të madh në studime. Pas diplomimit, studimet Master i vazhdoi në drejtimin; Hidrogjeologji me Gjeologji inxhinierike. Edhe në studimet Master ai u tregua shumë i suksesshëm ku përfundoi me sukses të lartë studimet në këtë nivel.

Ai ka punuar me më shumë se dhjetë kompani të huaja të njohura për hulumtime gjeologjike, si Inxhinier i Gjeologjisë. Sot vazhdon të punoj  tek kompania “Dino Mineral Sh.p.k” si konsulent dhe tek “Tempo-2 sh.p.k.”

Me mbi 10 vjet përvojë pune në shumë sfera të ndryshme të gjeologjisë, ai është një shembull i mirë se si studentët duhet të vazhdojnë të mësojnë dhe të gjejnë vetën në këtë drejtim, por edhe të kenë guxim të përballen me sfida.

Bujar Bilalli