Valmire Mehmeti – studente në Universitetin e Mitrovicës, përkatësisht Fakultetin e Edukimit; Programi Fillor.

Ajo gjithmonë kishte dëshirë të merrej me fëmijë andaj vendimi për zgjedhjen e profesionit nuk ishte aspak i vështirë për të. Gjatë studimeve ajo me dëshirë dhe vullnet angazhohej edhe në aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë universitare, që do ta ndihmonin në kryerjen e profesionit të saj.

Përveç studimeve, ajo është angazhuar edhe në fushën e artit, ku është treguar një piktore shumë e zonja. Ajo ka hapur disa ekspozita në kuadër të  Fakultetit të Edukimit dhe miniekspozita në kuadër të nivelit lokal, të cilat rezultuan shumë të suksesshme.

Pas diplomimit Valmirja u punësua si edukatore e ciklit klasor në shkollën fillore “Andon Z. Çajupi” në Mitrovicë.

Ajo vazhdon të marrë pjesë në trajnime të ndryshme për avancim të mëtutjeshëm.

“Gëzimi më i madh që e përjetoj çdo ditë është që mund të jem e dobishme për nxënësit e mi, falë mundit dhe përkushtimit shumëvjecar”.

Valmire Mehmeti