Erasmus+ organizon sesion informues për procedurat e aplikimit

Zyra Erasmus+ në Kosovë organizon më 18 nëntor 2019 një sesion  informues në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), në dy takime të ndara, me studentë dhe staf akademik për procedurat e aplikimit në Programin Erasmus+. Sesionet fillojnë në të njëjtën kohë, prej orës 10:00, në amfiteatrin A2 dhe A3.

Përndryshe thirrja e aplikimit për vitin 2020 tashmë është hapur.