Ekonomik

Fakulteti Ekonomik në Universitetin “Isa Boletini”- Mitrovicë përfitues i projektit Fulbright Specialist Program

Në kuadër të thirrjes Programi i Specialistëve Fulbright, të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve me financim nga qeveria amerikane dhe i administruar nga World Learning, Fakulteti Ekonomik në i UIBM, ka përfituar me një projekt. Sipas këtij projekti, mbështetja e specializuar do të konsiston në analizën e programeve ekzistuese brenda Fakultetit dhe Institucioneve të tjera të Arsimit të Lartë, me këtë rast janë përcaktuar tri objektiva:

  • Draftimi i një programi të ri në nivelin master,
  • Analiza e programeve ekzistuese në lidhje me zhvillimet në këtë sektor në Kosovë dhe më gjerë.
  • Propozim për modifikimin e programeve ekzistuese.

Përndryshe, kjo është hera e dytë që Universiteti Isa Boletini Mitrovicë, ka përfituar projekt në kuadër të këtij program, pasi që në vitin 2020, Fakulteti i Gjeoshkencave ishte përfitues i një projekti të tillë.