FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE DHE KOMPJUTERIKE

Historiku

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike është vazhdimësi e Fakultetit të Shkencave Teknike të Aplikuara njëkohësisht edhe ish-Shkollës së Lartë Teknike në Mitrovicë, e cila u hap në vitin 1961 dhe u mbështet financiarisht nga “Trepça”. Shkolla e Lartë Teknike në Mitrovicë u themelua me vendimin  e Këshillit Ekzekutiv të Kosovës nr. 2671 me datë 10 maj 1961, gazeta zyrtare e Kosovës nr. 25/61. Në vitin e parë u regjistruan 42 studentë të rregulltë dhe 32 me korrespodencë. Studentët e parë (Inxhinier reparti) të diplomuar dolën në qershor të vitit 1963. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara Teknike në Mitrovicë ishte vazhdimësi e ish Shkollës së Lartë Teknike në Mitrovicë e transformuar në bazë të Vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës nr. 5/229 të datës 05.09.2005. Në vitin akademik 1991/92 u bë pranimi i 80 studentëve të rinj në ish (Shkollën e Lartë Teknike) SHLT në vitin e parë, 40 studentë në degën e makinerisë dhe 40 në degën e Elektroteknikës. Ndërsa në vitin e dytë ishin 140 studentë në të dy drejtimet. Në vitin akademik 1993/94, konform Dekretligjit mbi arsimin e lartë të Kosovës, ish Shkolla harmonizoi dhe aprovoi Statutin e Shkollës dhe të gjitha aktet normative, duke krijuar kushtet ligjore për transformimin e shkollës. Në këtë vit komisionet profesionale të ish Shkollës propozuan Planprogramet Mësimore të Shkollës, ku u bë transformimi prej 4 semstra në 5 semestra dhe u hapën degë të reja: drejtimi i Telekomunikacionit dhe Informatikës, Energjetika, Makineri prodhuese, dhe Termoenergjetika, të cilat i miratuan Këshillin Mësimor dhe Senati i Universitetit të Prishtinës. Me miratimin e ligjit mbi Arsimin e Lartë nga Kuvendi i Kosovës me datë 12.05.2003, Senati i Universitetit të Prishtinës me datë 05.07.2004, miratoi statutin e Universitetit, i cili parasheh që në periudhën njëvjeçare ish Shkollat e Larta të transformohen në Fakultete të Shkencave Teknike të Aplikuara. Shkolla e Lartë Teknike, transformohet në Fakultetin e Shkencave Teknike të Aplikuara me depertamentet: Makineri Industriale dhe Informatikë Inxhinierike. Po ashtu fillon të aplikohet programi i studimeve të Bolonjes pra sistemi Bachelor, dhe sistemit të kreditimit ECTS, ku studimet zgjasin tri vite (gjashtë semestra). Fakulteti në vitin 2005, ka hapur edhe Bibliotekën për studentë dhe mësimdhënës, e cila është e kompletuar me 162 tituj me gjithsej 834 libra që shërbejnë për student dhe personelin akademik. Në mbledhjen e këshillit të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara, mbajtur me 16/07/2013, i propozon Këshillit themelues të UMIB –it që Fakultetit i Shkencave të Aplikuara, të emërohet Fakultet i inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike. Në mbledhjen e mbajtur me datë 22.07.2013, Këshilli Drejtues i UMIB – it ka miratuar Statutin e përkohshëm të UMIB – it. Me Statut është bërë riorganizimi i fakulteteve ekzistuese dhe janë themeluar tri fakultete të reja, në mesin e tyre u pranua edhe propozimi i këshillit të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara për ndërrimin e emrit në Fakultet të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike.

 

error

Follow us :)