FB IMG 1604678597182

Fakulteti Juridik realizon projekte të shumta bashkëpunimi me organizata të ndryshme

Me qëllim të krijimit të sa më shumë mundësive për avancimin profesional të studentëve, drejtuesit e Fakultetit Juridik në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, janë duke realizuar projekte të ndryshme bashkëpunimi. Në këtë kontekst, gjatë kohëve të fundit, dekani i Fakultetit Juridik, prof. asoc.dr.Agron Beka, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me drejtues të organizatave të ndryshme.
Së fundi, ai ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Qendrën e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim, Qendrën për Trajtim të Vartësisë “Labirynth”, Avokaturën Shtetërore të Republikës së Kosovës, Odën e Noterëve të Kosovës dhe Akademinë e Drejtësisë.
Ndryshe, studentët e Fakultetit Juridik, janë dalluar në aktivitete dhe gara të ndryshme që janë organizuar në nivel kombëtar, duke marrë vendet e para.

FB IMG 1604678892885