Agron Dhima

Falënderim për Prof. Asoc. Dr. Agron Dhima nga Universiteti Politeknik i Tiranës

Falënderim për Prof.Asoc.Dr.Agron Dhima nga Universiteti Politeknik i Tiranës

Për  realizimin e dy ligjëratave nga Fusha e Metalurgjisë

Për studentet e FGJ-Departamenti Materiale dhe Metalurgji

Ligjëratat u realizuan në platformën”googel-meet”

Falënderim për Prof.Asoc.Dr.Agron Dhima, me përvoje rreth 35 vjeçare në Universitetin Politeknik të Tiranës, ekspert i metalurgjisë ekstraktive, kryesisht për prodhimin e çelikut dhe ferrokromit, në materialet inxhinierike dhe menaxhimin e projekteve.

Dua te ju falënderoje të gjithëve juve që ndatë  kohen të ndjekin dy prezantimet shume informuese, gjate datave: 12.05.2020 –Prodhimi i  çelikut në Elbasan dhe ligjëratën e datës  15.05.2020 –Prodhimi i ferrokromit në Elbasan

Dhe një falënderim i veçantë për Prof.Asoc.Dr.Agron Dhima, i cili në kohen e tij personale dhe në mënyre vullnetare pranoje që të ndaj njohurin dhe mbi të gjitha eksperiencën e tije teorike, industriale dhe eksperimentale me të gjithë ne.

Këto dy ligjërata të cilat zgjaten për disa ore të prezantuara gjate dy ditëve ishin tejet te rëndësishme për studentet tanë pasi q siguruan dhe paraqiten  një pasqyre të punës praktike dhe teorike të Prof.Agron.

Edhe pse prezantimi ishte  jo-tradicional, larg sallave të konferencave të UMIB duke marre mendimin e të gjithë pjesëmarrëseve të ligjëratave ka qenë shume i dobishëm dhe i mirëpritur.

Prof.Agron e falënderojmë duke shprehur mirënjohje për aktivitetin e tij shkencore dhe e mirëpresim në UMIB.

Me respekt!

Prof.Asoc.Dr.Zarife Bajraktari-Gashi

Shefe e departamentit Materiale dhe Metalurgji