Prof. Dr Isa Tahiri 200×200

Fjala përkujtuese e dekanit të Fakultetit Ekonomik, prof.dr. Qazim Tmava me rastin e vdekjes së prof. Isa Tahiri

 Lamtumira e fundit për profesorin, Isa Tahiri

 Më 06.06.2022, morëm  lajmin e trishtë  mbi vdekjen e profesorit të respektuar të Fakultetit Ekonomik, në UMIB, profesor doktor Isa TAHIRIT.  Profesori i ndjerë, shkoi në amshim në kulmin e karierës akademike, në moshën 64 vjeçare, duke lënë pas vetes një  bagazh të madh të punës shkencore dhe akademike.

Të dashur kolegë, studentë të nderuar.

Vdekja e  mori para kohe mikun tonë të cmuar,  një pedagog i mrekullueshëm,  profesor i pakrahasueshëm dhe studiues i thellë i ekonomisë, i cili kishte ende  edhe  shumë për të  dhënë në edukimin dhe  arsimimin e brezave të rinj, por edhe për ne kolegët e tij.

Megjithatë emri i tij tashmë ka zënë vend në mesin e atyre që kujtohen dhe respektohen, derisa të studiohet në Fakultetin Ekonomik,  në Univerzitetin ‘’Isa Boletini’’ dhe jo vetëm.

Vdekja e profesorit Tahiri, është humbje e madhe  për të gjithë ne, por edhe detyrim i përhershëm yni, që të  ruajmë dhe respektojmë kujtimin për Te, si  pedagog brilant dhe njeri me  virtyte të larta humane e ndershmërie.

Jemi shumë falendërues ndaj profesorit për njohuritë e bartura, pa ngurim,  tek ne, si  dhe kontributin e dhënë edhe në zhvillimin e fakutetit tonë. Fjala  e tij  e urtë, e thellë, ishte gjithmonë me peshë, vizionare, andaj përherë do të jetë e thadruar në kujtimet tona.

Për ne, kolegët e Fakultetit Ekonomik,  profesorë dhe studentë, ishte dhe do të mbetet përherë marathonomaku i palodhur i dijes, urtisë dhe këshillës pa kushte.

 

Prehu në paqen e përjetshme, profesor!

Lamtumirë!