Speech Of The Dean, Naser Peci, At The Opening Of The "International Conference On Geoscience"

Fjalimi i dekanit, Naser Peci, në hapje të “Konferencës Ndërkombëtare për Gjeoshkencë”

I nderuari Rektor,

I nderuari Akademik, Minir Dushi

Të nderuar Ministra,

I nderuari -Dillon Green, nga Ambasada e Shteteve Bashkuara Amerikës në Kosovë,

Të nderuar përfaqësues Universiteteve,

Të nderuar Pjesëmarrës, Zonja dhe Zotërinj,

Kemi nderin dhe kënaqësinë të ju mirëpresim në Konferencën e Parë Ndërkombëtare Multidisciplinare të Gjeoshkencave – IMGC2019.

E quajtëm Konferenca e parë, jo pse në të kaluarën nuk janë organizuar konferenca nga lëmia gjeoshkencave por për arsyen se e lidhëm me Kampusin e Ri të Universitetit Mitrovicës. Ky është viti i parë që zhvillojmë aktivitetet në këtë kampus. Qëllimi është që koferenca të jetë e rregullt dhe të identifikohemi me Kampusin e Ri. Nëse në Këshillin Organizativ kemi patur dilema që Konferenca të jetë e rregullt pse jo edhe vjetore sot këtë dilemë më nuk e kemi falë pjesëmarrjes Tuaj dhe kontributit Tuaj në këtë Konferencë. Ju falenderoj shumë! Që nga vitet e 1960 Fakulkteti i Gjeoshkencave në Mitrovicë (ish Shkolla e Lartë Tenike, ish Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë në kuadër të Universitetit Prishtinës, nga viti 2013 Njësi akademike e Universitetit Mitrovicës “Isa BOletini”) ka edukuar ekspert kompetent dhe ka mundësuar kryerjen e kërkimeve profesionale dhe shkencore në fushën e gjeologjisë, xehetarisë dhe material&metalurgji, teknologjisë në bazë të rrethanave sociale dhe ekonomike. Zhvillimi i profesioneve të cekura në Kosovë është mvarur në masë të madhe nga aktivitetet e Fakultetit, derisa stafi i fakultetit gjatë kohës në vazhdimësi ka kontribuar në prosperitetin e këtyre profesioneve në veçanti si dhe në tërë shoqërisë në përgjithësi. Në lidhje me këto zhvillime kemi nderin dhe kënaqësinë që në këtë Konferencë merr pjesë edhe themeluesi i këtyre drejtimve Akademik Minir Dushi. Faleminderit Akademik! Sot shkencat e tokës zhvillohen me shpejtësi, andaj nevoja për cilësi të lartë të njohurive është në rritje të vazhdueshme. Ekonomia e lëndëve të para dhe ekonomia e materialeve janë dy komplekse shkencore që luajnë një rol qendror në zhvillimin e çdo vendi. Ekonomia e lëndëve të para përfshinë hulumtimin, gjetjen dhe shfrytëzimin e lëndëve të para, derisa ekonomia e materialeve përfhinë të gjitha kriteret vlerësuese si dhe parametrat fiziko – kimik, teknik e ekonomik të materialeve, si produkte finale të lëndëve minerale. Njohja e lëndëve të para minerale si dhe ndryshimet e tyre gjatë proceseve natyrore dhe ndikimeve teknogjene është një kusht i rëndësishëm për shfrytëzimin e resurseve gjeologjike natyrore dhe mbajtjen e krijimin e hapësirave jetësore të shoqërisë njerëzore duke përfshirë edhe problemet aktuale të mjedisit, si dhe kompetencën e metodave për hulumtimin dhe menaxhimin e fushave mjedisore. Gjeo-shkencëtarët e dekadave të ardhshme do të përballen me çështje lokale, nacionale dhe globale të ndërlidhura me zvogëlimin e resurseve minerale dhe energjetike, resurset ujore, rreziqet natyrore, si dhe vlerësimin e hapësirave për projekte infrastrukturore dhe zonave banuese.

Dekan Fakulteti Gjeoshkencave 2 Përpjekjet e tyre duhet të ndërlidhen me sfidat mjedisore për të mbrojtur kualitetin jetësor,duke menaxhuar një zhvillim në një botë gjithnjë e më të populluar. Për më tepër, ekziston njohja e marrëdhënies së këtyre çështjeve të identifikuara përmes konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm ku konsideratat etike sugjerojnë që njeriu duhet të shfrytëzojë burimet për të përmbushur jo vetëm nevojën e sotme, por edhe nevojën e gjeneratës së ardhshme. Si pasojë, shoqëria e sotme shikon Gjeoshkencën jo vetëm për sigurimin e kërkesës së saj minerale, por edhe gjenerimin e të dhënave për të zgjidhur çështjet e ndikimit të projekteve zhvillimore në mjedis, përhapjen e rreziqeve natyrore dhe rreziqet shëndetësore. Implikimi është i thjeshtë, që gjeoshkenctarët duhet të bëhen bashkë në projekte të tilla të integruara. Për më tepër, gjeoshkencëtarët duhet të riorientohen për bashkëpunim me degë të tjera për t’iu përgjigjur nevojave shoqërore. Besoj kjo Konferencë ka arritur këtë qëllim. Si Dekan i Fakultetit Gjeoshkencave, dëshiroj të ju uroj mirëseardhje të ngrohtë kolegëve nga vendet e ndryshme. të rajonit dhe Evropës të cilët kanë pranuar ftesën tone për të qenë pjesëmarrës të Konferencës. Rritja ekonomike dhe përparimi teknologjik konsiderohet të jenë të domosdoshme por duhet të arrihet në mënyrë të drejtë në një mjedis të ndieshëm. Zhvillimi i qëndrueshëm është process me anë të cilit shoqëritë transformojnë kapitalin ekonomik, mjedisor dhe social në mënyra që të japin mundësi konstante dhe të vazhdueshme për arritjen e kënaqshme të nevojave të njerëzimit brez pas brezi. Unë shpresoj që punimet e Konferencës do të krijojnë mundësitë për të rritur shkëmbimin e njohurive dhe zbulimet e reja nga lëmia e Gjeoshkencave dhe fushat përkatëse të aplikimeve. Këto Konferenca mundësojnë ndërtimin e një dialogu prodhues midis pjesëmarrësve të vendeve të ndryshme. Ato gjithashtu ofrojnë një mundësi të çmueshme për rrjetëzim dhe kontakte të frytshme midis institucioneve ndërkombëtare. Dua të shfrytëzoj këtë rast për të shprehur mirënjohjen për Universitretin Mitrovicës për përkrahjen e plotë, bashkëorganizatorët (Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale) për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre. Gjithashtu dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për Këshillin Organizativ dhe Këshillin Shkencor për kujdesin e tyre. Në përmbyllje, unë e kuptoj se ju jeni plotësisht të përkushtuar në seancat që do të pasojnë gjatë konferencës, por njëkohësisht shpresoj që dë të keni qëndrim të mire në Mitrovicë dhe Kosovë. I uroj pjesëmarrësve një takim shumë të frytshëm dhe produktiv dhe me këtë, e shpall Konferencën e Parë Ndërkombëtare Multidisciplinare të Gjeoshkencave – IMGC2019 të hapur. Faleminderit për vëmendjen Tuaj!