Dekani Edukim

Fjalimi i Dekanit te Fakultetit te Edukimit per mireseardhje studenteve te rinj

Të nderuar staf akademik,

Të nderuar staf administrativ,

Shumë të dashur studentë,

Urime fillimi i vitit akademik 2020 / 2021. Uroj dhe shpresoj fort se do të këmi një vit të mbarë e me plotë suksese.

Më lejoni me pak fjali të shpreh gëzimin dhe lumturinë që kam kur shikoj fityrat e juaja kaq të lumtura dhe me arësye plotë për të qenë të lumtura. Ndër arsyet pse duhet të jeni të lumtur sot, do të doja të veçoja disa:

1)       Një ndër arsyet është fakti se ju jeni në mesin e shumë të rinjëve që kanë aplikuar për tu bërë studentë të Fakultetit të Edukimit mirëpo, ju jeni më fat, sepse ja dolët me sukses, dhe kjo është një arësye shumë e fort për të qenë të lumtur sot;

2)       Një arsye tjetër është fakti se ju do të keni pranë vetës një staf të shkëlqyeshëm akademik dhe administrativ dhe një infrastrukturë moderrne, më të mirën në vend dhe rajon; dhe

3)       Arsyeja e tretë është se, duke përfituar nga këto mundësi që keni para jush, ju do të jeni në gjendje të fitoni njohuri të reja, të ndërtoni karrierën tuaj, të siguroni veten dhe familjen tuaj dhe të njiheni dhe të shoqëroheni me bashkëmoshatarët tuaj.

Të dashur studentë, Fakulteti i Edukimit po bënë gati një dekadë të funksionimit në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, kështu po konsolidohemi dhe po ndërtojmë themele të forta që ofrojnë një perspektivë afatgjate për rininë dhe shoqërinë në përgjithësi. Për një periudhë kaq të shkurtër të funksionimit, Fakulteti i Edukimit, për sa i përket numrit të studentëve arriti të bëhet një nga fakultetet më të mëdha në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.

Falë punës së palodhshme të menaxhmentit, stafit akademik, administrativ dhe bashkëpunimit me studentë, sot jemi më mirë se dje, por ju sigurojmë që nesër do të jetë edhe më mirë se sot. Kjo është e mundur dhe do të arrihet falë angazhimit të sinqertë, profesional dhe bashkëpunimit të përgjithshëm.

Falë bashkëpunimit të deritanishëm, Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, përveç asaj që u tha më lart, sot është një nga institucionet partnere në vend dhe jashtë saj, pjesëmarrës në zbatimin e shumë projekteve vendore dhe ndërkombëtare (ERASMUS + etj.), është organizator dhe bashkëorganizator i shumë konferencave shkencore ndërkombëtare, projekteve të mobilitetit etj., duke u bërë një institucion i rëndësishëm dhe tërheqës për të studiuar dhe punuar.

Të dashur studentë, në të kaluarën, studentët shqiptarë një nga sfidat në arsimimin e tyre kishin ndjekjen e orëve praktike. Fakulteti i Edukimit e ka zgjidhur këtë sfidë me shumë sukses. Studentët tanë sot mund të ndjekin mësimdhënie teorike dhe praktike brenda dhe jashtë kampusit universitar, duke krijuar kushte të favorshme për ta.

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” gjithashtu ofron hapësirë të mjaftueshme dhe të përshtatshme për të mësuar, pushuar dhe argëtuar.

Si përfundim, unë ju ftoj të filloni të punoni menjëherë, domethënë të mësoni, e ardhmja juaj është në duart tuaja, “atë që do të mbillni sot, do të korrni nesër”.

Urime dhe na shkoftë puna mbarë.