
Ftesë: Ligjëratë e Prof. Emrah Nikerel, në kuadër të projektit “Kokrrat e Kafesë 2.0”
Në kuadër të projektit “Kokrrat e Kafesë 2.0”, (FTU), gjatë datave 15, 16 dhe 17 prill 2025, do të kemi kënaqësinë të mirëpresim në universitet Prof. Emrah Nikerel, profesor i asociuar në Universitetin Yeditepe, Turqi.
Prof. Nikerel është i specializuar në bioteknologji industriale, bioinformatikë dhe biostatistikë. Ai ka përfunduar studimet bachelor në Inxhinieri Kimike (2001), masterin në Inxhinieri (Bio)Kimike (2003), dhe doktoraturën në Bioteknologji (2009). Fushat e tij kryesore të kërkimit përfshijnë optimizimin e proceseve të fermentimit dhe modelimin dinamik të rrjeteve metabolike për mikroorganizma me rëndësi industriale.
Ai është autor i disa artikujve shkencorë dhe bashkautor i një kapitulli libri mbi modelimin e rrjeteve biologjike. Aktualisht ligjëron në programe universitare dhe pasuniversitare në fushat e inxhinierisë bio dhe bioteknologjisë.
Gjatë vizitës së tij, janë planifikuar dy ligjërata të hapura për stafin dhe studentët:
- 16 prill 2025, ora 11:00
Titulli: Using elemental balances to manage industrial fermentations: diagnostics, QC and design - 17 prill 2025, ora 10:00
Titulli: Optimizing nitrogenase production at pilot scale: statistical considerations
Të dy ligjëratat do të zhvillohen në ambientet e universitetit dhe janë të hapura për të gjithë stafin akademik dhe studentët e interesuar.