Ftesë nga Federata e Sporteve Universitare të Kosovës

Të nderuar,

Federata e Sporteve Universitare të Kosovës(FSUNK), ju fton të jeni pjesëmarrës në turniret sportive të organizuara për studentët tanë për nder të festës së 28 Nëntorit.

Turniret do të zhvillohen në sportin e Futsallit për meshkuj dhe Volejbollit për femra.

Ju si Universitet/Kolegj e keni mundësinë të përfaqësoheni në të dyja kategoritë dhe të garoni me të gjitha ekipet e tjera përfaqësuese të të gjitha Universiteteve dhe Kolegjeve të Kosovës.

Fletëparaqitja e ekipeve pjesëmarrëse duhet të përmbajë emrin, mbiemrin e sportistëve, datat e lindjes dhe ngjyrat e fanellave që prezantojnë Universitetin tuaj.  

Paraqitja e ekipeve mund të bëhet në këtë e-mail të federatës ose në zyrën tonë në Fakultetin Filozofik, në Universitetin e Prishtinës.

Ceremonia përmbyllëse e këtyre garave do të mbahet në sallën 1 Tetori, ku të bëhet edhe shpallja e ekipeve fituese dhe shpërblimi i tyre.

Ekipi fitues do të përfaqësojë Federatën tonë dhe Universitetin apo Kolegjin përkatës në garat ndërkombëtare evropiane dhe botërore që do të zhvillohen gjatë vitit të ardhshëm.

Data e fundit e aplikimit për pjesëmarrje është me 03.11.2017

Për informata më të detajuara rreth agjendës dhe organizimit do të njoftoheni në vazhdim, pas paraqitjes së ekipeve përfaqësuese.