
Ftesë: Tryezë diskutimi për Ditën Ndërkombëtare të Tokës – 22 Prillin!
Fakulteti i Gjeoshkencave, këtë vit për herë të parë, i bashkohet me përkushtim Ditës Ndërkombëtare të Tokës – 22 Prilli, duke organizuar një aktivitet me rëndësi të veçantë për shoqërinë dhe mjedisin tonë.
Në këtë ditë simbolike, do të mbahet një tryezë diskutimi me temën:
“Ndotja me metale të rënda dhe vlerësimi i rrezikut ekologjik nga deponia minerare në Graçanicë”
Udhëheqëse e projektit:
Prof. Dr. rer. nat. Flurije Sheremeti – Kabashi
Ky diskutim vjen si një thirrje për të reflektuar mbi ndikimin që aktivitetet minerare kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë mbi mjedisin tonë – mbi tokën tonë, që është burimi i jetës.
Data: 22 Prill 2025
Ora: 11:00
Vendi: Amfiteatri A1, Fakulteti i Gjeoshkencave
Në përfundim të aktivitetit, si shenjë simbolike e përkushtimit për ruajtjen e natyrës, do të mbjellim së bashku një pemë ulliri – si mesazh i gjallë për paqen, jetën dhe dashurinë ndaj tokës sonë.
Toka është vet jeta – përqafoje atë!
Jeni të mirëpritur!