Gjykimi

Gjykimi i Simuluar në Fakultetin Juridik

Në Fakultetin Juridik, u mbajt gara per gjykim të simuluar ndërmjet studentëve të vitit të tretë. Tre grupe kanë qenë në garë, vlerësimin e të cilëve e kanë bërë paneli në përbërje Gjyqtar Vesel Ismajli, Prokuror Fatmir Behrami dhe Avokat Besim Parduzi. Paneli vlerësues vlerësoi lart angazhimin dhe rezultatin e treguar përgjatë garës për gjykim të simuluar.

Grupi i tretë fitoi garën në kategorinë e grupeve, kurse në rolet individuale fitues janë:

  1. Shkëndije Bejta – Kryetare e trupit gjykues,
  2. Diellza Isufi – Prokurore e Shtetit,
  3. Lorena Kazagiqi – Avokate,
  4. Shndrita Latifi – Përfaqësuese e palës së dëmtuar, dhe
  5. Armend Ibishi – I pandehur.

Gjatë këtij aktiviteti masat kundër pandemisë janë aplikuar, përjashtimi është bërë vetëm gjatë fotove të bëra.

Gjykimi