
Grupi i dytë i stafit akademik në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” ka ndjekur trajnimin bazik në fushën Mësimdhënia në arsimin e lartë
Në kuadër të aktiviteteve të Planit Strategjik të Universitetit të Mitrovicës ‘Isa Boletini’, për rritjen e cilësisë në mësidhënie dhe zhvillim profesional, grupi i dytë i stafit akademik në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, në të cilin morën pjesë profesorë dhe asistentë, në datat 30 Nëntor deri në 10 dhjetor 2020, ka ndjekur trajnimin bazik në fushën Mësimdhënia në arsimin e lartë.
Trajnimi është zhvilluar nga Qendra për përsosmëri në mësimdhënie në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Trajnimi është hapur nga Prof. Dr. Eda Vula, shefe e kësaj qendre dhe më pas nga trajnerët anë ofruar temat specifike të lidhura me teoritë dhe stilet e të nxënit; shkathtësitë e prezentimit; hartimin e rezultateve të të nxënit; teknikat ndërvepruese të mësimdhënies dhe vlerësimin e studentëve. Trajnimet e radhës për nivelin e avancuar do të organizohen në fillimin e vitit të ardhshëm për të gjithë stafin akademik.