Jur

Grupi Punues për hartimin e RVV-së, së Fakultetit Juridik i UIBM-së, mbajti takimin e pestë për përgatitjen e Raportit të Vetëvlerësimit (RVV) të programit master (LLM)

Sot në Fakultetin Juridik, në ora 11.00 Grupi Punues për hartimin e RVV-së, së programit master mbajti takimin e pestë për përgatitjen e Raportit të Vetëvlerësimit (RVV) të programit master (LLM). Takimin e sotshëm e ka kryesuar profesori Përparim Gruda dhe si zakonisht edhe kësaj radhe është përshkruar me një atmosferë të lartë profesionale. Ai fillimisht i ka njoftuar të pranishmit për metodologjinë e punës për hartimin e mëtutjeshëm të RVV-së, me ç’rast të gjithë anëtarët e pranishëm u pajtuan që të përcaktohen lëndët e këtij programi si dhe përshtatja e secilës lëndë me fushën e specializimit të mësimdhënësit.

Në vazhdim u kërkua nga të pranishimit që secila lëndë të krahasohet me lëndët analoge të cilat janë paraparë në studimet master të universiteteve rajonale dhe atyre me renome, si ato të Kroacisë, Sllovenisë, Gjermanisë, SHBA-së, etj. Në lidhje me këtë  çështje të pranishimit dhe të tjerët u informuan se më tutje duhet të hartohen edhe syllabusat në mënyrë individuale. Pas draftimit të pjesës që përcakton rezultatet e të të nxënurit, si dhe numrit të kredive për secilën lëndë, U.D. Dekani i Fakultetit, profesori Islam Qerimi, ka kërkuar që për plotësimin e dokumentit të kësaj RVV-je, të vazhdohet puna në grupe edhe në ditët e ardhshme. Detyra kryesore e radhës u vendosë të jetë vendosja e shtojcave në këtë draft.

Afati i plotësimit të këtyre shtojcave do të zgjasë deri të hënën në ora 08.00. Takimi u mbyll në ora 15.00, ndërsa ai i i radhës u caktua më 21 nëntor 2022, në ora 10.00.