Rvv

Grupi Punues për përgatitjen e RVV-së i Fakultetit Juridik arriti kompletimin e kapitujve të RVV-së, dhe ka percjellur draftin e dytë tek dekani i Fakultetit

Takimin e hapi Prof. ass. dr. Islam Qerimi – prodekan për mësim i FJ-së, i cili tregoi metodologjinë e punës, me ç’rast të gjithë anëtarët e pranishëm u pajtuan që të rishikohet në përgjithësi hartimi i draftit aktual.

Takimin e ka përshkruar puna ekipore, dhe në fund të rishqyrtimit të këtij drafti, ka marr miratimin unanim të tyre.

Konstatim i përbashkët i grupit punues është se, kapitujt e kësaj RVV-je, janë hartuar dukshëm mirë.

Konkluzionet e takimit:

Në fund të takimit të pranishmit u dakorduan që:

  • RVV-ja si draftë i rishikuar është në një rrugë të mirë drejtë kompletimit përfundimtar;
  • Profesorët bartës të lëndëve të hartojnë syllabuset e lëndëve të reja deri më dt. 25.10.2020.
  • GP për hartimin e RVV-së, do të vazhdojë edhe në muajin nëntor 2020 me kompletimin e draftit përfundimtar.