F.J

Grupi Punues për përgatitjen e RVV-së i Fakultetit Juridik mbajti takimin e radhës, lidhur me procesin e riakreditimit

Qëllimi i takimit: Rishkrimi i Kapitullit të IV-të i RVV-së, së Fakultetit Juridik dhe plotësimi i  shtojcave me dokumentet dhe aktet përkatëse në përputhje me Manualin e Akreditimit të Agjencisë Kosovare për Akreditim. Takimin e hapi profesori Islam Qerimi – prodekan për mësim i Fakultetit Juridik, i cili tregoi metodologjinë e punës, me ç’rast të gjithë anëtarët e pranishëm u pajtuan që Kapitulli i IV-të të lexohet, komentohet dhe të përplotësohet në shtojca me dokumentet relevante përcjellëse.
Takimin e ka përshkruar puna ekipore, ku pas komenteve nga anëtarët e pranishëm, është rivërtetuar ekzistimi i secilit dokument përcjellës valid, dhe ka marr miratimin unanim të tyre.

Konkluzionet e takimit:

Në fund të takimit të pranishmit u dakorduan që:

  • Puna ekipore do të vazhdoj nesër në ora 11:00 në kompletimin e të gjitha shtojcave;
  •  Të enjten (dt.15.10.2020) të hartohet në mënyrë të plotë kapitulli i II-të.
  • Të premten (dt.16.10.2020) të punohet në orar më të gjatë se zakonisht për ta përgatitur

RVV-në për faza tjera të procedimit.

Multidisciplinary International Conference on Geosciences- "GEOSCIENCES AND SUSTAINABLE DEVELOPMENT"
13-14 October 2022, Mitrovicë, Kosova

X