Trajnimi

“Herasi” vazhdon mbështetjen për UIBM

Në kuadër të mbështetjes për Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), “Herasi” ka organizuar një punëtori dy ditore me temë: Monitorimi, raportimi dhe evaluimi i dokumenteve strategjike të UIBM. Në mesin e grupit që morën pjesë në trajnim përveç menaxhmentit dhe administratës, kishte edhe mësimdhënës, studentë dhe përfaqësues të organizatave dhe institucioneve partnere.

Rektori i UIBM, prof.dr. Alush Musaj, e ka falënderuar “Herasin” për mbështetjen sa i përket trajnimi, por edhe projekteve të tjera që po realizohen bashkërisht. “Jemi shumë të kënaqur me punën e përbashkët dhe për ekspertizën e ofruar nga ekspertët e “Herasit” në shumë fusha”, tha ai.

Së shpejti pritet që ekspertët e kësaj organizate të ofrojnë ndihmën  e tyre edhe për rishikimin e dokumenteve kryesore të UIBM, për të krijuar një standard të qëndrueshëm edhe në të ardhmen.