HISTORIKU I FAKULTETIT JURIDIK
Fakulteti Juridik i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë është themeluar më 04.07.2014, me vendimin nr.548/14, datë 04.07.2014, i lëshuar nga Këshilli Shtetëror për Cilësi (KSHC) i Agjencionit të Kosovës për Akreditim, respektivisht me vendimin që përmirëson vendimin paraprak nr 165115, datë 17.03.2015. Fakulteti Juridik, është akredituar me vendimin nr. 548/14, datë 04.07.2014, i lëshuar nga Këshilli Shtetëror për Cilësi (KSHC) i Agjencionit të Kosovës për Akreditim. Fakulteti Juridik është ri-akredituar me Vendimin nr. 535/2017, datë 06.07.2017 nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, për përiudhën 3 vjeçare. Ndërkohë, me Vendimin nr. 465/18D, të datës 18.05.2018 e Këshillit Shtetëror për Cilësi (KSHC) të Agjencionit të Kosovës për Akreditim, është zgjatur periudha e akreditimit edhe për 1 (një) vit, pra deri me 30 (tridhjetë) shtator 2021, dhe është riakredituar sërish me vendimin nr. 3022/21, datë 12.08.2021, për periudhë tre vjeçare. Fakulteti Juridik me riakreditimin e ri me një kurikulë unike në programin bachelor i është përshtatur specifikave të tregut të rajonit, si dhe tani ka aplikuar edhe me programin master i shkencave juridike LL.M.
Bazuar nga domosdoshmëria për organizimin dhe zhvillimin e arsimit të lartë sipas standardeve dhe kritereve evropiane dhe bashkëkohore, Fakulteti Juridik në kuadër të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, ka dizajnuar modelin e studimeve dhe programeve të mbështetura në rekomandimet e Deklaratës së Bolonjës. Fakulteti Juridik ka për qëllim të tërheq studentë të cilët janë të gatshëm që t’i dedikojnë të gjitha përpjekjet e tyre ndaj një programi sfidues dhe të marrin përgjegjësi si gjyqëtar, prokurorë, avokatë dhe profesionist tjerë ligjor në të ardhmen. Studimet në këtë program janë të organizuara në një drejtim (Juridik i Përgjithshëm) për 7 (shtatë) semestra, kurse në semestrin e 8 (tetë) duke i lejuar studentët të profilizohen në ndonjërin prej këtyre moduleve:
• E drejta Publike dhe,
• E drejta Private.
Fakulteti Juridik në programin e studimit për edukimin e vazhdueshëm për studentët ka krijuar koncept të qartë në aspektin didaktik dhe kërkimor, duke pasur parasysh se cili është piksynimi i arritjes, nga fillon kjo arritje, si dhe se si do të zhvillohet procesi mesimor dhe cilat janë rezultatet e pritura të procesit mesimor. Ky koncept është i realizueshëm duke u mbështetur në:
• Rezultatet e pritura të programit;
• Materialin mësimor;
• Punën praktike në klinika juridike dhe ushtrimet;
• Interaktivitetin në mësim dhe ushtrime;
• Punën grupore në zgjidhjen e rasteve juridike;
• Mjetet e konkretizimit (librat, projektorët, tabelat etj.,);
• Testimin dhe evaluimin e vazhdueshëm.
Stafi akademik i rregullt i Fakultetit Juridik është i kualifikuar me gradat shkencore Doktor dhe LLM në fushat përkatëse, si dhe me thirrje akademike Profesor i Asocuar, Profesor Asistent dhe Asistent, në përputhje me kërkesat ligjore të parapara për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës. Fakulteti Juridik për çdo 60 kredi ka të punësuar më shumë se dy profesor me orar të plotë me marrëdhënie të rregullt pune me titull doktor (Dr.).
Raporti mësimdhënës me kohë të rregullt dhe student në Fakultetin Juridik është një (1) me njëzetetre (23) – 1/23.
Programi i Fakultetit Juridik ofron shkollim unik për t’i përmbushur nevojat e tregut, veçanërisht për rajonin që mbulon. Ky program shërben për aftësimin e juristëve të rinjë dhe njëkohësisht shërben si qendër e hulumtimit. Bazat e fituara në studimet themelore në ketë program studimi përgatitin kuadro për nevojat e tregut, për akademi, gjyqësor, prokurori, avokati, administratë, noteri, institute hulumtuese, në institucione dhe në ndërmarrje publike dhe private si në vend, rajon por edhe në botën e jashtme, si dhe në procesin arsimor për arsimimin e kuadrove të ardhshme nga fusha e drejtësisë. Poashtu, duke u aftësuar për punë të pavarur hulumtuese, punë në grupe dhe shkathtësi të prezantimit, të hartojnë akte dhe shkresa juridike, si dhe, të përdorin njohuri të avancuara në fushën e drejtësisë, përfshirë qasjen kritike mbi të drejtën dhe parimet e drejtësisë në përgjithësi, të marrin iniciativë per veprimtarite profesionale dhe te ngjashme. Studentët e diplomuar të Fakulteti Juridik kanë arritur të sigurojnë vendet e para në regjistrimet në programet master jashtë Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, si dhe kanë fituar bursa studimi jashtë vendit. Poashtu, studentët kanë arritur të punësohen, dhe të sigurojnë vende për praktikë profesionale sipas asaj që kërkohet me legjislacionin në fuqi në Kosovë. Sipas anketave nga viti i kaluar mbi të diplomuarit e Fakultetit Juridik, rezulton se nga 90 (nëntëdhjetë) studentë të diplomuar 60.9% e tyre janë punësuar.
Se programi është i suksesshëm, tregon edhe fakti që në garën nacionale për Gjykim të
Simuluar për Fakultetet Juridike të universiteteve publike, organizuar nga USAID-i, studentët e këtij fakulteti dy herë radhazi kanë zënë vendin e parë, me çka tregon gatishmërinë e kuadrove të fakultetit për të kontribuar në shoqërinë kosovare, dhe jo vetëm.
Programi i Fakultetit Juridik brenda kurrikulës së tij përfshinë fushat si:
• e drejta penale,
• e drejta civile,
• e drejta kushtetuese,
• e drejta administrative,
• e drejta ndërkombëtare,
• e drejta financiare, si dhe
• disa lëndë ndërdisiplinare,
Të gjitha këto fusha së bashku kanë një rrjedhë logjike bazuar në dokumentet kombëtare dhe evropiane. Rezultatet e të nxënit në secilën lëndë janë hartuar në përputhje me rezulatet e të nxënit të programit.
Me përfundimin e suksesshëm të studimeve në programin Juridik, studentët do të jenë në gjendje:
• Të kuptojnë rolin e të drejtës në shoqëri dhe efektin e saj në aspektin social;
• Të kuptojnë specifikat e secilës fushë të drejtësisë në vend dhe të fitojnë shkathtësi për
zbatimin e tyre;
• Të krijojnë aftësi për të diskutuar dhe debatuar në këndvështrime të ndryshme mbi
problemet ligjore, teoritë dhe doktrinat e caktuara të fushës së drejtësisë;
• Të komunikojnë në mënyrë efektive nga këndvështrimi juridik;
• Të shkathtësohen për punë të pavarur hulumtuese, punë në grup dhe shkathtësi të
prezantimit;
• Të hartojnë akte dhe shkresa juridike;
• Të krahasojnë dhe vlerësojnë sisteme të ndryshme juridike;
• Të aftësohen për t’u përfshirë në të mësuarit gjatë gjithë jetës, duke përfshirë trajnimin
profesional për profesionin e juristit dhe
• Të përdorin njohuri të avancuara në fushën e drejtësisë, përfshirë qasjen kritike mbi të
drejtën dhe parimet e drejtësisë në përgjithësi.
Fakulteti Juridik ka siguruar një numër të konsiderueshëm të marrëveshjeve për bashkëpunim  me institucione të drejtësisë ku studentët mund të kryejnë fazën praktike, si pjesë e lëndëve klinike, poashtu, si praktikë jashtë kurikulare të programit. Fakulteti Juridik përpos marrëveshjeve të brendshme për bashkëpunim ka arritur të lidh marrëveshje me fakultete juridike të universiteteve evropiane. Fakulteti Juridik ka hartuar Planin Strategjik te Kerkimeve Shkencore si dhe ka themeluar Institutin per Studime dhe Hulumtime Juridike dhe Ligjore.
E gjithë infrastruktura dhe burimet e Fakultetit Juridik garantojnë aspekte cilësore të
mësimdhënies dhe mësimnxënies, duke poseduar mjaftueshëm salla mësimi, hapësirë në bibliotekë, mjete teknologjike, kabinete për t’ju përshtatur organizimit të mësimit me grupe të ndryshme të studentëve. Në kuadër të kampusit të ri universitar, në objektin nr.1 (një) me sipërfaqe të përgjithshme – të brendshme prej 18,028.5 metër katror, për studentët dhe personelin e Fakultetit Juridik do të jenë në shfrytëzim:
• 8 klasa mësimi;
• 2 amfiteatro (njëri për 350 studentë kurse një për 140 studentë);
• Biblioteka së bashku me sallën e leximit dhe sallën e kompjuterëve 660 metër katror
(pjesa e leximit me 112 banka dhe 112 karriga – 275 metra katror, pjesa e librave –
raftat 334 metra katror, salla e kompjuterëve 60 metra katror – 13 banka dhe 13
karriga);
• 8 kabinete.
Përveç këtyre, në vitin 2019 ka filluar ndërtimi i konvikteve dhe i mensës së studentëve, e inaugurimi i tyre pritet në fillim të vitit 2023. Tashmë është me përfundim ndërtimi i konvikteve dhe i mensës së studentëve. Ndërsa, në vitit 2022 kanë filluar të ndërtohen disa fusha futbolli, volejbolli dhe elemente përcjellëse reakreative për studentë, dhe pritet edhe ato të jenë të shfrytëzueshme në fillim të vitit 2023. Studentët e FJ-së kanë në dispozicion edhe një kënd jashtëzakonisht atraktiv për rekreacion. Këndi për rekreacion, gjendet nën përdhesen e objektit ku janë të vendosura fakultetet. Gjithashtu Fakulteti Juridik është në fazën përgatitore për ndërtimin e një gjykatore, e cila do të ju shërbej studentëve për të parë dhe simuluar proceset gjyqësore. Stafi akademik dhe menaxhmenti i fakultetit organizon hulumtime, konferenca, seminare dhe ligjerata me profesor të huaj për studentët si dhe ka themeluar Institutin për Studime dhe Hulumtime Juridike dhe Ligjore.