Bexhi

Hulumtohen fushat e bashkëpunimit me Akademinë e Kosovës për Lidership

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB) është i hapur për bashkëpunim me Akademinë e Kosovës për Lidership. Për këtë u bisedua në një takim që zhvilloi të premten në UMIB, prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Kërkime Shkencore, prof.dr. Behxhet Shala me drejtuesit e Akademisë së Kosovës për Lidership.

Prorektori Shala, i njoftoi mysafirët për zhvillimet në universitet. Ai foli për riakreditimin insitucional, për vitin e ri akademik dhe projektet shkencore që po realizohen në UMIB. “Pas vendosjes në kampusin e ri, janë krijuar kushte shumë të mira si për studentë ashtu edhe për stafin akademik”, tha ai.

Pas takimit në rektorat, prorektori Shala, prorektorja për Buxhet dhe Financa, prof.ass.dr. Ajtene Avdullahi dhe koordinatori për kërkime shkencore, ass. Arber Hyseni, i kanë shoqëruar drejtuesit e Akademisë në një vizitë në objektet universitare, duke përfshirë edhe disa laboratorë të Fakultetit të Gjeoshkencave dhe Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore.