Biografi

Besart L. Hajrizi ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ndërsa tani është në përfundim të doktoraturës. Përgjatë studimeve të nivelit master, përmes programit Erasmus+ është shkëmbyer për një semester në Universitetin e Vjenës ku edhe arriti ta finalizoi temën e masterit.

Përgjatë studimeve shërbeu si senior koordinator në organizatën japoneze “Joint Network for internacional Volunteers” (JNIV), për të vazhduar si hulumtues, këshilltar dhe trajnues biznesi pran “Business Support Centre Kosovo” (BSCK). Me përfundimin e studimeve master, në vitin shkollor 2013/14 shërbeu si mësimdhënës i lëndëve ekonomike në shkollën e mesme teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë, për t’u angazhuar më vonë si asistent në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”.

Me përfundimin e studimeve master është rekrutuar nga Raiffeisen Banka si menaxher projekti, por për shkak të ambicieve akademike është shkëputur për të vazhdu me studime të doktoraturës. Tani, ligjëron lëndën e Menaxhimit të Inovacionit dhe atë të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, ndërsa shërbeu edhe si koordinator i kësaj njësie akademike pëgjatë periudhës themeluese.

Besart Hajrizi, PhD c.

Multidisciplinary International Conference on Geosciences- "GEOSCIENCES AND SUSTAINABLE DEVELOPMENT"
13-14 October 2022, Mitrovicë, Kosova

X