The Police Inspectorate Gave A Lecture At The Faculty Of Law

Inspektorati policor mbajti ligjëratë në Fakultetin Juridik

Organizuar nga Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me dekanin e Fakultetit Juridik, Agron Beka, u mbajt një ligjëratë për mbikëqyrjen e punës së Policisë. Në ligjëratë ishin të pranishëm studentë dhe stafi akademik si dhe zyrtarë të ICITAP-it amerikan.

Ligjërata ishte mjaftë frytdhënëse rreth zgjerimit të njohurive të studentëve sa i përket rolit të Inspektoratit Policor të Kosovës në mbikëqyrjen e ligjshmërisë së punës të Policisë së Republikës së Kosovës. Studentët kanë kontribuar dhe i kanë shtuar vlerë ligjëratës së sotme, përmes pyetjeve dhe komenteve sa i përket rolit të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe sfidave të tij si institucion i pavarur.