3 (2)

Janë mbajtur Workshopet me studentët në kuadër të projektit ‘Equality through education – raising awareness of the rights of persons with disabilities’

Më datë 23 dhe 26 shtator janë mbajtur dy workshope me studentët e UIBM-së për të drejtat ligjore për Personat me aftësi të kufizuar në kuadër të projektit ‘Equality through education – raising awareness of the rights of persons with disabilities’, projekt i implementuar nga UIBM dhe financuar nga HERAS+.

Temë diskutimi për dy ditë workshop me studentët ishin çështjet si: të drejtat kushtetuese dhe ligjore të personave me aftësi të kufizuar, sfidat e arsimimit të kësaj kategorie të shoqërisë, UIBM dhe qasja inkluzive ne edukim e personave me aftësi të kufizuar, dhe jo vetëm. Ekipi i projektit ka pasur diskutime të frytshme me studentët, ku ka dëgjuar idetë dhe rekomandimet e tyre në lidhje me pozitën e Personave me aftësi të kufizuar.

Ditëve në vazhdim, projekti do të vazhdoj me aktivitetet e planifikuara deri në përfundim të tij.

1 (2)