Kandidatët e pranuar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike

Këtu mund ta gjeni listën e kandidatëve të pranuar në programet e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike.

Kliko këtu: Informatikë Inxhinierike

Kliko këtu: Inxhinieri ekonomike

Kliko këtu: Makineri Prodhuese

Vërejtje: Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet prej 25.07.2017 deri më 28.07.2017, prej orës 9:00 – 15:00. Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk do të mund të regjistrohen, prandaj luten që t’i përmbahen afatit të lartshënuar.

Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:

  1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit.
  2. Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
  3. Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin e Mitrovicës, vitin e parë të studimeve e kanë falas.
  4. Pagesa për një semestër për studentë që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, do të jetë në lartësi prej 25 € për studime të rregullta.
  5. Pagesa për semestër bëhet në njërën prej bankave afariste me fletëparaqitje për pagesë, e cila shkarkohet dhe shtypet nga Ueb faqja e Universitetit të Mitrovicës.