Provimet 2

Kandidatët për studentë në nivelin bachelor për vitin akademik 2021/2022 ju nënshtruan provimit pranues

Kandidatët që kanë aplikuar për t’u pranuar në vitin e parë (niveli bachelor) në Universitetin e “Isa Boletini”- Mitrovicë (UIBM), në vitin akademik 2021/22, ju kanë nënshtruar sot provimit pranues.

Kandidatët për studentë të Fakultetit të Edukimit, Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, Fakultetit të Gjeoshkencave, Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike si dhe të Fakultetit Ekonomik dhe Juridik mbajtën sot provimet pranuese në kuadër të njësive akademike përkatëse.

Kandidatët ju kanë përmbajtur kushteve sa i përket mbrojtjes nga Covid-19, përderisa hapësirat e mjaftueshme kanë mundësuar edhe ruajtën e distancës sociale.