Konferenca E Rek

Konferenca e Rektorëve mbajti mbledhjen e radhës

Konferenca e Rektorëve e Universiteteve Publike të Kosovës, ka zhvilluar të hënën mbledhjen e radhës e cila u mbajt në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë. Në takim u diskutuan ecuritë e përfundimit të semestrit veror në të gjitha universitetet pjesëmarrëse të konferencës.

Pikë tjetër diskutimi, në këtë mbledhje të kryesuar nga rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof.dr. Alush Musaj, ishte edhe përgatitja për pranimin e studentëve të rinj për vitin e ardhshëm akademik 2022/2023. Pjesëmarrësit u pajtuan se edhe këtë vit si sfidë e përbashkët e arsimit të lartë në Kosovë është trendi negativ i numrit të studentëve të interesuar për regjistrim.