Kshc Ja

KSHC-ja dhe AKA-ja ofrojnë bashkëpunim për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, ka pritur të premten në takim kryetarin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), Gazmend Luboteni dhe drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi. Në takim u bisedua për nevojën e bashkërëndimit të veprimeve në të mirë të insitucioneve të arsimit të lartë në vend.

Rektori Musaj, falënderoi mysafirët për vizitën dhe interesimin e tyre. “Jemi shumë të kënaqur me qasjen korrekte të KSHC-së dhe AKA-së, që patjetër do të rezultoj me ngritjen e cilësisë në insitucionet e arsimit të lartë”.

Në këtë kontekst, Luboteni dhe Gashi  theksuan se do të  bashkëpunojnë ngushtë me institucionet e arsimit të lartë me qëllim të përmirësimit të cilësisë. Të shoqëruar nga rektori, ata kanë vizituar kampusin universitar, ku kanë parë kushtet jashtëzakonisht të mira që janë krijuar për studentët dhe stafin akademik.