Ligjëratë online “Legjislacioni për menaxhimin e pandemisë COVID- 19 në Britaninë e Madhe”

Të premtën me datë: 24.04.2020, ora: 14.00 me studentët e Fakultetit Juridik mban ligjëratë online avokatja nga Britania e Madhe Brikena Muharremi, me titull: “Legjislacioni për menaxhimin e pandemisë COVID – 19 në Britaninë e Madhe”:

Brikena – avokatja e parë shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar (që në vitin 2005) është nga Mitrovica. Ajo ka kryer studimet Bachelor në drejtësi në Universitetin Westminster në Londër. Aktualisht është e licensuar në Londër si Barrister, avokate me të drejta përfaqësimi në të gjitha gjykatat në Angli dhe Uells. Ajo është themeluese dhe kryetare e Shoqatës së Avokatëve Shqiptaro-Britanik në Mbretërinë e Bashkuar (BALA) që nga viti 2016. Në vitin 2019 është vlerësuar me çmimin Ambasadore e Kombit nga Qeveria e Shqipërisë dhe është emëruar në pozitën e anëtares së Këshillit Koordinues të Diasporës, institucion ky që përfaqëson interesat e diasporës shqiptare.