Mbrojtja nga Corona Virus
Marreveshja Me ISHS

Marrëveshje bashkëpunimi me Institutin Shqiptar të Sociologjisë

Më qëllim të zhvillimit të shkencave humane në Kosovë dhe Shqipëri është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe Institutit Shqiptar të Sociologjisë. Marrëveshja u nënshkrua në Mitrovicë nga Prorektori për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, Izet Zeqiri, në emër të rektorit, Alush Musaj, dhe nga drejtori i Institutit Shqiptar të Sociologjisë, Lekë Sokoli.

Të dy palët e kanë vlerësuar si një marrëveshje të rëndësishme për të dy institucionet. Në këtë kontekst u përmend mundësia e promovimit të vlerave tradicionale dhe bashkëkohore në fushën e arsimit të lartë.

Ndër të tjera në kuadër të marrëveshjes parashihet shkëmbimi i lektorëve dhe studiuesve, anëtarë të stafeve akademike, dhe bashkëpunëtorëve shkencorë të tyre, mandej ndërmjetësimi për nxitjen e shkëmbimeve midis universiteteve, instituteve e organizatave në Kosovë dhe në Shqipëri. Poashtu parashihet hartimi dhe realizimi i projekteve të përbashkëta kërkimore dhe studimeve krahasuese për testimin e problemeve të ndryshme në të dy vendet.

Për konkretizimin dhe ndjekjen e realizimit të kësaj marrëveshje planifikohet të krijohet një forum i përbashkët.