Marrëveshje bashkëpunimi me “ACI Sh.A-Aqua Park Mitrovica”

Studentët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), tadh e tutje do të kenë mundësi që të shfrytëzojnë kapacitetet që ofron “ACI Sh.A-Aqua Park Mitrovica (APM)”, për aktivitetet rekreativo-sportive. Kjo si rrjedhojë e një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet UMIB-it dhe “APM”, të nënshkruar nga rektori, prof.dr.Alush Musaj dhe drejtori, Ferki Haxhimehmeti.

Në  marrëveshje janë përcaktuar fushat e bashkëpunimit  të palëve dhe realizimin e interesave të  dyanshme në fushën e aktiviteteve rekreativo-sportive. Potencohet se përfituesit më të mëdhenj nga kjo marrëveshje bashkëpunimi janë studentët e UMIB-it, të cilët do të mund të shfrytëzojnë kapacitetet e APM-së për aktivitetet e tyre sportive, garave të ndryshme, që kanë për qëllim forcimin e shëndetit fizik, emocional dhe të mirëqenies së studentëve.

Në anën tjetër, në kuadër të marrëveshjes parashihet që UMIB të ofroj qasje për APM për shfytëzimin e kapaciteteve për organizimin e ngjarjeve të ndryshme me interes  të përbashkët. Në marrëveshjen e nënshkruar janë përcaktuar edhe procedurat e shfrytëzimit të kapaciteteve të njërës apo palës tjetër.