2

Marrëveshje bashkëpunimi me “Caritasin zviceran”

Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), do të bashkëpunoj me “Caritasin zviceran” me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe ofrimit të shërbimeve në arsimin parafillor. Për këtë qëllim rektori i UMIB-it, Alush Musaj dhe drejtoresha e “Caritasit zviceran” më Kosovë, Vera Hang Arbenz, nënshkruan tw premten një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të projektit “Vendosja e Standardeve Parashollorë të Cilësisë së Lartë , duke përforcuar Arsimin, Shkencën dhe Ekonominë (Shprese)”.
Rektori Musaj, i cili në takim shoqërohej edhe nga prof. Merita Shala, dekane e Fakultetit të Edukimit, falënderoi “Caritasin zviceran” për bashkëpunim. “E vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj dhe jemi të bindur në suksesin e bashkëpunimit në të mirë të përmirësimit të cilësisë në arsim”, tha ai.
Në anën tjetër, drejtoresha e “Caritasit zviceran” më Kosovë, Vera Hang Arbenz, u shpreh e kënaqur me gatishmërinë dhe vullnetin e drejtuesve të UMIB-it për bashkëpunim. “Ne jemi të inkurajuar me gatishmërinë tuaj dhe presim rezultate të prekshme në këtë drejtim”.
Ndryshe në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar për bashkëpunim, janë specifikuar edhe objektivat kryesore që synohet të arrihen, si kapaciteti i rritur i edukatorëve të ardhshëm të arsimit parafillor në metodologjinë bashkëkohore. Ndërsa si rezultate priten që planprogramet mësimore si pjesë e kurrikulës të rishikohen dhe pasurohen me aktivitete praktike.
Poashtu planifikohet që edukatorët e ardhshëm të marrin ligjërata mbi metodologjinë bashkëkohore të mësimdhënies, duke përfshirë përdorimin e mjeteve të reja mësimore didaktike.

1
Please follow and like us:
error
error

Follow us :)